Miranda Kerr: “nuk jam në kërkim
të një të dashuri të ri”

13 Korrik 2014, 09:36| Përditesimi:

  • Share
Pas ndarjes së saj që në tetor të vitit të kaluar nga bashkëshorti Orlando Bloom, supermodelja Miranda Kerr ka thënë se është ende “single”.

Ajo ka deklaruar si mashkullin e vetëm të jetës së saj, 3 vjeçarin Flynn nga martesa e saj 3 vjeçare me Orlandon.

Miranda ka thënë se nuk është në kërkim të një të dashuri të ri dhe se është fokusuar vetëm tek puna dhe tek vogëlushi i saj.

miranda kerr

Sipas revistës Forbes ajo është modelja e dytë më e paguar në botë për vitin 2013.

Ajo ka thuajse një dekadë në fushën e modelingut, që në moshën 13 vjeçare kur fitoi një konkurs.

Së fundmi, Miranda është shumë e afeksionuar pas gjyshes së saj Ann.

Gjyshja për Mirandën është inspirim dhe model për t’u ndjekur.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?