Futbollistët e Kombëtares

Sylvinho do testojë kuqzinjtë në Stokholm, detajet kur dalin në shitje biletat e miqësores Suedi-Shqipëri

25 Shkurt, 13:12| Përditesimi: 25 Shkurt, 13:37

  • Share

Shqipëria do të luajë më 25 mars ndaj Suedisë “në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit, duke nisur nga ora 19:00, miqësoren e dytë për muajin mars ku trajneri Sylvinho ka një nga mundësitë për të shuar pikëpyetjet e përgatitjes së kuqezinjve për në Europian. 

FSHF njofton të gjithë sportdashësit dhe tifozët e interesuar për të ndjekur miqësoren e kuqezinjve në Stokholm do të kenë mundësi të blejnë bileta duke filluar nga datë 27 shkurt, ora 10:00.

Biletat do të jenë në shitje vetëm online dhe linku do të jetë funksional për të gjithë sportdashësit shqiptarë në faqen fshf.org, duke nisur nga data 27 shkurt.

Miqësoren e parë të muajit mars Shqipëria do ta luajë ndaj Kilit, në stadiumin “Enio Tardini”, në Parma të Italisë, më 22 mars, duke nisur nga ora 20:45. Për më shumë informacion rreth këtyre ndeshjeve dhe biletave, FSHF ju fton të na ndiqni në ditët në vazhdim në kanalet e komunikimit në rrjetet sociale dhe faqen zyrtare në internet.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?