Miqësorja me Kosovën, kapiteni Berisha: Po të ishim një kombëtare do na kishte frikë e gjithë Europa

10 Nëntor 2020, 13:28| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 13:29

  • Share

Kapiteni i Kombëatres Etrit Berisha së bashku me trajnerin folën sot para ndeshjes miqësore me Kosovën që zhvillohet të mërkurën në Elbasan Arena. Kapiteni Berisha u shpreh se kjo është një ndeshje e veçantë për të, për shkak se është shqiptar i Kosovës.

“Meqë është miqësore apo vëllazërore, do të jetë takim i qetë. Po të kishim luajtur për kualifikim, që besoj do ndodhë, për ne do të ishte e vështrië, sepse e di që është vendi im Kosova si dhe Shqipëria. Kam shkuar këtu me bindjën t’i përfaqësoj të gjithë shqiptarët. Ishalla bëhet një ekip kombëtar. Po të bëhëeshin një ekip, do të na kishte frikë e gjithë Europa. Jemi në një moment të vështirë, duhet ta luajmë këtë ndeshje si vëllazërore,”-u shpreh Berisha.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?