Miqësorja kundër Gjeorgjisë, Broja me shokë sjell interesim të lartë të tifozëve për kombëtaren

29 Mars 2022, 16:26| Përditesimi: 29 Mars 2022, 16:28

  • Share

Në ndeshjen që kombëtarja do luajë në orën 18:00 në stadiumin ‘Air Albania’ kundër Gjeorgjisë pritet një numër relativisht i lartë i tifozëve, duke parë se është miqësore.

Deri në mesditë është raportuar të jenë shitur më shumë se 8 mijë biletë, ndërsa deri në vërshëllimën e arbitrit priten disa mijëra më shumë. Kjo tregon edhe njëherë se tifozët shqiptarë janë shumë të përkushtuar ndaj kombëtares edhe pse tre ditë më parë u mposht 2-1 nga Spanja.

Kjo është miqësorja e dytë për kuqezinjtë në harkun e pak kohe, që vlen për përgatitjet e Ligës së Kombeve që nis në qershor, ndërsa inetresimi i tifozëve mund të shpjegohet edhe me dëshirën për të parë Brojën me shokë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?