Futbollistët Dembele dhe Kean

Miqësorja e prestigjit në Dallas! Dembele i papërmbajtshë dhe Kean ‘dopietë’, por Barca-Juve mbyllet në paqe

27 Korrik 2022, 13:02| Përditesimi: 27 Korrik 2022, 13:04

  • Share

Miqësorja e luksit për fazën përgatitore të verës mes Barcelonës dhe Juventusit është mbyllur me shifrat 2-2.

Në Dallas shkëlqeu më së tepërmi francezi i skuadrës katalanase Ousmane Dembele, i cili ashtu si Kean nga ana tjetër për Juventusin realizuan ‘dopietë’. Gjithsesi Dembele realizoi dy herë në mënyrë spektakolare, duke u futur nga krahu dhe duke treguar se mbetet një futbollist kyç për skuadrën e Xavi-t.

Dembele në fund të sezonit të kaluar i përfundoi kontrata, por Barcelona e bandi për të rinovuar për dy vite. Në këtë ndeshje morën minuta si sulmuesi Leënadoëski për spanjolët ashtu edhe di Maria për Juventusin.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?