Partizani 1-1 Volendam

Miqësoret në Turqi, Partizani ndryshon kundërshtarin

6 Janar, 16:00| Përditesimi: 6 Janar, 16:01

  • Share

Kampionët në fuqi të Shqipërisë, Partizani prej datës 2 janar 2024 ndodhet në Antalia të Turqisë ku po zhvillon një mini-fazë përgatitore për gjysmën e mbetur të sezonit.

Me zyrtarizimin e Orges Shehit në stolin e të kuqve, drejtuesit i kanë dhënë një mundësi trajnerit për të parë gjendjen e ekipit dhe veç stërvitjes siguruan edhe dy miqësore.

Dje, "Demat e Kuq" barazuan 1-1 me ekipin nga elita e Holandës, Volendam. Tanimë Partizani do luajë sfidën e dytë miqësore në tokën turke. Gjithçka është programuar për në datën 9 janar 2024 në orën 15:00.

Nëse të kuqve më herët njoftuan se do luanin me Neftchi Baku, kundërshtari është ndërruar dhe Partizani do masë forcat me rumunët e Universitatea Cluj.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?