VIDEO/ Miqësoret, Hollanda ‘poker’ me Skocinë, Spanja thyhet nga Kolumbia

23 Mars, 09:13| Përditesimi: 23 Mars, 11:52

  • Share

Janë zhvilluar ditën e djeshme disa sfida miqësore, të ekipeve kombëtare.

Hollanda e Ronald Koeman mposhti 4-0 skuadrën e Skocisë në ‘Johan Cruyff’ arena në Amsterdam.

Njeriu i ndeshjes për tulipanët ishte Tijani Reijnders, mesfushori i Milanit që hapi edhe serinë e golave në fund të pjesës së parë në minutën e 40’.

Në pjesën e dytë, i rikthyeri në kombëtare Georginio Wijnaldum shënoi të dytin në të 72-ën. Fundi i lojës ishte dhe momenti i dy sulmuesve të futur si zëvëndësues, Weghorst dhe Malen që shënuan të tretin dhe të katërtin, duke vulosur fitoren e Hollandës.

Ndërkohë një sfidë tjetër miqësore u zhvillua në Londër, teksa Spanja u mposht 1-0 nga Kolumbia. Eksperimentet e teknikut Fuentes nuk funksionuan, teksa Munoz shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 61’ duke i dhënë fitoren Kolumbisë.

Hungaria mposhti 1-0 Turqinë me golin e mesfushorit të Liverpool Szoboszlai në të 48-ën.

Ndërsa mbrëmjen e sotme do të ketë dy miqësore mjaft të forta. Anglia do të pres Brazilin, ndërsa Franca do të ndeshet me Gjermaninë.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?