Festa e Gjermanisë

Miqësoret/ Gjermania mposht 2-1 Holandën, Austria 'shkërmoq' Turqinë! Anglia barazon me Belgjikën, Shaqiri i jep fitoren Zvicrës

26 Mars, 22:49| Përditesimi: 27 Mars, 10:56

  • Share

Mbrëmja e së martës ka rezervuar disa miqësore luksi në Europë. Anglia ka barazuar 2-2 ndaj Belgjikës, teksa "Tre Luanët" shënuan vetëm në fund me Bellingham.

Në Austri, vendasit "shkërmoqën" 6-1 Turqinë e Montelës. Sfidë interesante në Frankfurt, ku Gjermania fitoi 2-1 ndaj Holandës edhe me asist të Kroos. Ndërkohë Xherdan Shaqiri te Zvicra shënoi golin e fitores ndaj Irlandës nga goditja e dënimit. Portugalia humbi 2-0 në Ljubjanë me Slloveninë.

Miqësoret e së martës:

Austri 6-1 Turqi (Schlager 2', Gregoritsch 44', 48', 59', Baumgartner 78' / Calhanoglu 25')

Angli 2-2 Belgjikë (Toney 17' (p), Bellingham 90+5' / Tielemans 11', 36')

Gjermani 2-1 Holandë (Mittelstadt 11', Fullkrug 85' / Veerman 4')

Irlandë 0-1 Zvicër (Shaqiri 23')

Slloveni 2-0 Portugali (Cerin 72', Elsnik 80')

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?