Miqësoret e luksit, paqe në Gjermani-Spanjë, Argjentina mund Italinë

24 Mars 2018, 10:09| Përditesimi: 24 Mars 2018, 10:12

  • Share

Gjermania dhe Spanja nuk e kanë dëmtuar njëra-tjetrën. Miqësorja e luksit e zhvilluar në Dyseldorf është mbyllur në barazim 1-1 me skuadrat që kanë luajtur dhe janë dëfryer. Sa i përket golave gjithçka u vendos që në pjesën e parë. Ibertikët shënuan të parët me Rodrigo ndërsa më pas ai që barazoi ishte Tomas Muller që realizoi një supergol.

Në Amsterdam Anglia mundi 1-0 Holandën falë golit të shënuar nga sulmuesi i United Jese Lingard që tundi rrjetën kur kishte kaluar një orë lojë. Portugalia mundi 2-1 Egjiptin falë dygolëshit të Ronaldos. Franca u mund 3-2 nga Kolumbia në një miqësore spektakolare. Giroud dhe Lemar i dhanë transalpinëve avantazhin e dyfishtë por më pas Kolumbia përmbysi gjithçka me golat e Muriel, Falcao dhe Quintero.

Brazili edhe pa Neymar shkëlqen duke mundur Rusinë organizatore të Kupës së Botës 3-0 . Golat për 5 herë kampionët e botës u shënuan nga Miranda , Coutinho dhe Paulinho. Italia e re e nis me humbje. Argjentina edhe pa Leo Messin i ka mundur 2-0 të kaltërit në miqësoren e zhvilluar në Manchester . Golat u shënuan në minutat e fundit nga Ever Banega dhe Lanzini.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?