Miqësore modeste, por Asllani tregohet i jashtëzakonshëm! Gol 'alla brazilian' në ndeshjen e parë me Interin (VIDEO)

10 Korrik 2022, 10:03| Përditesimi: 10 Korrik 2022, 10:16

  • Share

Kristjan Asllani ka treguar cilësi të jashtëzakonshme në ndeshjen e parë të sezonit me Interin edhe pse zikaltërit luajtën një miqësore ndaj një kundërshtari modest si Milanese Futboll Club, duke fituar me shifrat 10-0.

Asllani shënoi golin e katërt për Interin, por nuk ishte një gol dosido. 20-vjeçari i kombëtares kërceu ‘samba’ me topin para se të finalizonte. 3 Herë e mbajti ‘palexho’ topin mesfushori i ardhur nga Empoli para se të realizonte, ndërsa goli nuk ishte shenja e vetme. Asllani u dallua për vertikalizimet dhe lojën e shpejtë, ndërsa rastet për të shënuar edhe golin e dytë personal nuk munguan. Shqiptari u bë pjesë e Interit këtë verë, duke u blerë në total për 16 milionë euro me gjithë bonuse.

Ndërkohë ‘dopietën’ në ndeshjen e parë e realizoi Lukaku, i cili në këtë ndeshje edhe asistoi. Gjigandi belg e ka nisur me dëshirë të madhe aventurën e dytë te Interi edhe pse kjo miqësore nuk është njësia matëse.

Pas pjesës së parë të mbyllur me shifrat 5-0 në të dytën Interi aktivizoi pothuajse të gjithë futbollistët e skuadrës primavera, të cilët realizuan edhe 5 të tjerë. Ndeshja tjetër miqësore e Interit për fazën përgatitore do jenë më 12 korrik kundër Luganos në Zvicër, një sfidë e bërë traditë tashmë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bjorni: 10/07/2022 11:44

    Bravo Kristjan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?