Minutat e fundit bëhen makth për Kukësin, Teuta jep asist për Tiranën

29 Shkurt 2020, 19:29| Përditesimi: 29 Shkurt 2020, 19:33

  • Share

Pas fitores në derbi Tirana ka marrë edhe një lajm tepër pozitiv. Kukësi, skuadra ndjekëse në renditje, është ndalur këtë javë në barazim 2-2 kundër Teutës në Durrës. Në Niko Dovana vendasit kaluan të parët në avantazh, ndërsa miqtë përmbysën falë Vasil Shkurtaj.

Gjithsesi në limitet e kohës së rregullt Kallaku me golin e tij të dytë bëri që skuadrat në këtë takim të ndanin nga një pikë. Aktualisht Kukësi i drejtuar nga Duro renditet në vendin e dytë me 43 pikë, katër më pak se Tirana.

Kujtojmë se vetëm dy javë më parë Kukësi humbi sërish dy pikë të çmuara në minutat e fundit kundër Bylisit, ndërsa javën e kaluar humbi 2-1 sfidën me rivalin direkt Tiranën.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?