Pamje nga takimi i Besa Shahinit me përfaqësuesit e OKB dhe UNICEF

Shahini takon përfaqësuesit e OKB dhe UNICEF: Mësimi digjital do të bëhet pjesë e procesit të zakonshëm mësimor

13 Qershor 2020, 16:02| Përditesimi: 13 Qershor 2020, 16:08

  • Share

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Zyrës së OKB dhe UNICEF në Shqipëri. Shahini liston në publikimin e saj edhe disa prej projekteve që po realizohen në bashkëpunim me këta partnerë.

Ajo shprehet se RTSH Shkolla dhe mësimi digjital do të bëhet pjesë e procesit të zakonshëm mësimor.

"Kemi shumë punë për t'u përgatitur për vitin tjetër shkollor. RTSH Shkolla dhe mësimi digjital do të bëhet pjesë e procesit të zakonshëm mësimor. Edukimi feminist dhe mediatik janë thelbësorë për të edukuar qytetarët e mirë të së ardhmes.  Këto dhe shumë projekte tjera po i realizojmë në bashkëpunim me partnerët tonë kryesorë, United Nations Albania dhe UNICEF Albania", thotë ministrja Shahini në rrjete sociale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?