Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, paraqitet sërish në SPAK për privatizimin e bazave të ushtrisë në Sarandë dhe Shëngjin

7 Prill 2023, 11:05| Përditesimi: 7 Prill 2023, 14:51

  • Share

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është paraqitur sërish në SPAK mëngjesin e ditës së sotme. Kjo është hera e dytë që Xhaçka paraqitet në Prokurorinë e Posaçme. 

Sot Xhaçka është thirrur për t'u pyetur si person që ka dijeni për ngjarjen për  2 dy kallëzimet e ish zëvendës komandantit të flotës detare Artur Meçollari, për portin e Limionit dhe Shëngjinit. Bardhyl Kollçaku ish shef shtabi i Forcave të Armatosura ka dhënë deklarime më herët si dhe ka bërë ballafiqim me Meçollarin.

Prokurorja Kajana i ka në duar të dy çështjet, Limionin dhe Shëngjinin të cilat janë bashkuar në një dosje, ndërsa verifikimet hetimore për përdorimin e resurseve të ushtrisë po bëhen veçmas.

deklaratën që Xhaçka dha për mediat në 13 mars, teksa u pyet për paditë e depozituara nga ish komandanti i flotës detare, tha se nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore dhe se baza detare në Sarandë do bëhet akoma moderne.  

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?