Ministrja e Arsimit Evis Kushi në Samitin Global të Arsimit 2022 të Kombeve të Bashkuara në New York

Ministrja Kushi merr pjesë në në Samitin Global të Arsimit në New York: U fol për nevojën urgjente të transformimit të edukimit

20 Shtator 2022, 19:08| Përditesimi: 20 Shtator 2022, 19:07

  • Share

Ministrja e Arsimit Evis Kushi mori pjesë në Samitin Global të Arsimit 2022 të Kombeve të Bashkuara në New York.

Lajmin e bëri të ditur vetë ajo, përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se u fol për nevojën urgjente të transformimit dhe fuqizimit të sistemit arsimor

“Në Samitin Global të Arsimit 2022, ku me të gjithë përfaqësuesit e shteteve theksuam nevojën urgjente që të punojmë së bashku çdo ditë për transformimin dhe fuqizimin e sistemit arsimor, për të kapërcyer sfidat e përbashkëta dhe për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për komunitetet tona, familjet tona dhe për fëmijët tanë”, shkroi Kushi.

Ky është viti i dytë radhazi që zhvillohet Samiti i Transformimit të Arsimit nga OKBM, si përgjigje të një krize globale në arsim – për barazi dhe përfshirje, cilësi dhe rëndësi.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?