Foto ilustruese

Ministrja Kushi firmos udhëzimin për uljen e numrit të nxënësve për klasë dhe ngarkesat mësimore javore të mësuesve

17 Korrik 2023, 09:28| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 09:32

  • Share

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka nënshkruar udhëzimin e ri për numrin e nxënësve për klasë dhe ngarkesat mësimore javore të mësuesve.

Sipas udhëzimit të ri numri mesatar i nxënësve për klasë ulet nga 35 në 30, në të gjitha gjimnazet dhe shkollat e orientuara, në funksion të zhvillimit më të mirë të procesit mësimor. Vitin e kaluar e ulëm këtë numër për shkollat 9-vjeçare, ndërsa për vitin e ri shkollor po e unifikojmë këtë standard për të gjithë sistemin parauniversitar.

Ky udhëzim vjen me disa risi të tjera siç janë:

-Shkollat që kanë mbi 800 nxënës do të kenë tre nëndrejtorë, ndërkohë që ky numër më parë ka qenë mbi 900 nxënës. Rritja e numrit të nëndrejtorëve ka si qëllim një menaxhim më efektiv të shkollave, monitorim dhe vlerësim më të mirë të procesit mësimor, si dhe rritje të vëmendjes dhe kujdesit për nxënësit tanë.

 -Të gjitha shkollat e arsimit special për nxënësit me aftësi ndryshe, për herë të parë do të kenë edhe nëndrejtor, pavarësisht numrit të nxënësve, me qëllim lehtësimin e menaxhimit dhe në funksion të kthimit të tyre në qendra burimore. Kur numri i nxënësve kalon mbi 130, atëherë shkolla do të ketë dy nëndrejtorë.

Edhe për shkollat e arsimit të orientuar do të rritet numri i nëndrejtorëve, me qëllim menaxhimin më efektiv por edhe mbështetjen e talenteve dhe organizimin e aktiviteteve dhe programeve jashtë kurrikulare. Vitin e kaluar ulëm numrin e nxënësve në klasa për lëndët artistike dhe grupet e baletit në shkollat koreografike, vendim ky i ardhur pas një studimi të plotë me ekspertë të MAS, ASCAP, shkollave artistike, Universitetit të Arteve, etj.

Paralelisht me përpjekjet tona të vazhdueshme për uljen e numrit të nxënësve që mësojnë në klasa kolektive, me këtë udhëzim kemi ulur edhe numrin e nxënësve për klasë, duke lehtësuar edhe mësuesit në procesin e mësimdhënies. Kështu, për të krijuar dy klasa numri i nxënësve ulet nga 25 në 20.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kushi nënvizon se  këto ndryshime për vitin e ri shkollor që synojnë rritjen e cilësisë dhe kushte më të favorshme për mësuesit dhe nxënësit.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/07/2023 00:26

    30-35 nxenes nuk eshte keq.Ne klasen tone, ne kohen e Xhaxhit ishim 40-43 vete ne klase dhe ne ate kohe nuk kishte as /te ardhur/,as klasa kolektive nga vite te ndryshme,as emigracion,nuk benim as klasa me turne.Te vetmet raste qe kemi qene me turne,ishim ne klasen e 8-te,kur beme per disa jave andej nga fundi i vitit mesimor, /leksione plus/ per bujqesine,blektorine e te ngjashme si prikurs per ata qe ne vend te gjimnazit,mund te vazhdonin te mesmet profesionale per keto dege.Gjithashtu,ishim shkolle eksperimentale per sistemin me shume mesues.Ne klasen e pare e te dyte kishim vetem nje mesues per te gjitha lendet,duke filluar nga klasa e trete e larte filluam me mesues te ndryshem per cdo lende,pastaj kjo metode u perhap ne te gjitha shkollat,pasi u testua tek ne.

    Përgjigju
  • Soni: 17/07/2023 18:58

    DATA 17 KORRIK MINISTRIA E KUSHIT NUK NXJERR DEFTESAT E FILLORES, ME KETO MERRUNI JU MEDIAT E LESHIT

    Përgjigju
  • Eli: 17/07/2023 11:09

    Lesh arapi e keni bere arsimin. Bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?