Ministrja Koçiu për Report Tv: 36 mijë familje me fëmijë e 58 mijë persona me aftësi të kufizuar 10 mijë lekë bonus për Vitin e Ri! Në 2024 rikonstruktohen 60 Qendra Shëndetësore

29 Dhjetor 2023, 18:59| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 20:54

  • Share

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu në intervistën e parë dhënë për mediat, foli në Report Tv për ‘bilancin e vitit që po lëmë pas, bonusin e fundvitit për familjet në nevojë, si edhe synimet për vitin 2024.

Ekskluzivisht për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, ministrja Koçiu tha se 36 mijë familje me fëmijë, që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, do të përfitojnë 10 mijë lekë bonus. Po ashtu, përfitues do të jenë edhe 58 mijë persona me aftësi të kufizuar, si 28 mijë familje trajtohen me ndihën ekonomike edhe përse nuk kanë fëmijë.

“Paketa e solidaritetit është një nga vendimet e fundit, që vjen në ndihmë të familjeve në nevojë dhe personave vulnerabël. Mbështetje për të gëzuar dhe festuar festat e fundvitit, familjet në ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar. E orientuar tek fëmijët, 36 mijë familje më fëmijë pjesë e skemës që do përfitojnë një bonus me rastin e festave me vlerën 10 mijë lekë.

Fëmijët me aftësi të kufizuar do ketë një vlerë 10 mijë lekë si bonus. Pjesë e kësaj skeme janë edhe familjet në ndihmë ekonomike që s’kanë fëmijë, 28 mijë, afro 58 mijë persona që përfitojnë nga skemat e aftësisë së kufizuar”, tha ministrja për Report Tv.

Ndalur në bonusin e bebes, ministrja tha se nga vitit 2019 janë shpërndarë 200 mijë bonuese, ndërsa 40 mijë vetëm për vitin 2023.

“Aplikohet që në 2019. Fëmija i parë 40 mijë lekë, fëmijën e 80 mijë lekë dhe fëmija i tretë e në vijim 1200 mijë lekë bonuse të shpërndara, për 2023 kemi 40 mijë bonuese”, tha ministrja.

Sa i takon synimeve për vitin 2024, ministrja thotë se do të vijojë puna për rikonstruktimin e 60 qendrave shëndetësore e spitaleve. Në fokus do të jetë edhe autonomia spitalore, si edhe përmirësimi i sistemeve dixhitale.

“Kantieret do vijojnë të shtrihen në gjithë vendin, do kemi ndërhyrje sa i përket QSUT, do mbështesim përmirësimet në infrastrukturë, 60 qendra shëndetësore që do vijojnë t’i nënshtrohen rehabilitimit të infrastrukturës, do vijojë rehabilitimi në infrastrukturë, spitali Krujës, Lezhës, Elbasanit, spitalin psikiatrik të Vlorës, Elbasanit.

Do përmirësojmë sistemet dixhitale, mënyrën sesi menaxhojmë të dhënat në sistemin shëndetësor, për të lehtësuar punën dhe cilësinë e shërbimit për qytetarë”, tha Koçiu.

Koçiu u ndal edhe tek masat e marra në natën e ndërrimit të viteve, ku tha se janë marrë të gjithë masat e nevojëshme për të siguruar shërbim shëndetësorë për qytetarët. Në të gjithë vendin sipas ministres janë mbi 2 mijë punonjës të sistemit shëndetësor, mjekë dhe infermierë, të cilët do të jenë në gadishmëri.

 

VIDEO INTERVISTA E PLOTE

Ora 19:46
Kredi me zero % interes për bluzat e bardha, ministrja Koçiu për Report Tv: 85 kuota të plotësuara, do hapim thirrje për ato që mbetën

Punonjësit e policisë së shtetit, mjekët dhe forcat ushtarake do të përfitojnë kredi me zero përqind interes. Kjo nismë e qeverisë është ndërmmarë për të mbështetur punonjësit që ofrojnë shërbim pranë qytetarëve, ku 100 kuota shkojnë për bluzat e bardha.

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu tha në Report Tv se nga aplikimet që u hapën në shtator janë plotësuar 85 kuota, dhe se së shpejti do të rihapet thirrja për plotësimin e kuotave të mbetura boshe.

Nismë në mbështetje të të gjithë punonjësit që ofrojnë shërbim pranë qytetarëve, 300 kuota për vitin 2023-2024, për Forcat e mbrojtjes, policët dhe personelin mjekësor. 100 kuota dedikuar mjekëve që përfitojnë kredi me zero përqind interes, që ju ofrohet mjekëve që aplikuan në shtator. Aplikimi u bë online nga e-Albania në shtator. Do ta rilançojmë thirrjen për kuotat e mbetura.

Ora 19:13
Nata e ndërrimit të viteve, Koçiu për Report Tv: Mbi 2 mijë mjekë e infermierë në gatishmëri, të hapura 31 Qendra Shëndetësore

 

Në natën e ndërrimit të viteve, 2 mijë mjekë e infermierë do jenë në gatishmëri. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçi në intervistën e parë dhënë për mediat, tha për Report Tv se natën e ndërrimit të viteve do jenë të hapura edhe 31 Qendra Shëndteësore në gjithë vendin, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

"Janë në gatishmëri strukturat shëndetësore. Janë marrë masa që puna të vijojë normalisht. Do kemi forcë të shtuar personeli shëndetësor, mbi 2 mijë punonjës në gatishmëri, jo vetëm në spitalet rajoanle, bashkiake, por edhe në sistemin parësor, 31 qendra shëndetësore që do funksionojnë me tre turne", u shpreh Koçiu. 

Ministrja tha po ashtu se në Tiranë gjatë gjithë sezonit të dimrit shërbimi i urgjencës pediatrike do jetë 24 orë i hapur.

“Tirana do ofrojë në gjithë sezonin e dimrit shërbimin e urgjencës peditarike 24/7, po ashtu edhe gjatë ndërrimit të vitit, e hapur në katër qendra shëndetësore, 6, 7, 8 dhe 10 në Tiranë. Pjesë e shtuar do jetë edhe urgjenca kombëtare për ti ardhur në ndihmë kujtdo që do ketë nevojë për një shërbim urgjence, apo në banesë”, tha Koçiu për Report Tv.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?