Ministrja Frida Krfica

Ministrja Krifca zgjidhet presidente e Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare, për herë të parë drejtohet nga një grua

18 Nëntor 2022, 22:00| Përditesimi: 18 Nëntor 2022, 22:56

  • Share

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca është zgjedhur Presidente e Bordit Drejtues të Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare (CIHEAM). Mbledhja e 151-të u mbajtut në Institutin Oceanografik të Parisit (Francë), ku sekretar i i Përgjithshëm i Organizatës Ndërqeveritare u zgjodh Teodoro Miano.

Krifca do të marrë detyrën më 1 prill 2023 dhe Sekretari i ri i Përgjithshëm më 1 Mars 2023. Për herë të parë në histori, CIHEAM do të drejtohet nga një grua.

Sekretari i ri i Përgjithshëm, Teodoro Miano është Profesor i Kimie Bujqësore në Departamentin e Shkencave të Tokës në Universitetin e Barit, Aldo Moro. Ka mbajtur pozicione përgjegjësie në fushën e kërkimit dhe ka qenë i përfshirë në disa projekte shkencore në Itali dhe jashtë saj. Ai ka qenë edhe Kryetar i Bordit Këshillimor të Organizatës (2004-2008).

Takimi u kryesua nga Mohammed Sadiki, Ministër i Bujqësisë së Marokut, i cili vuri theksin te rëndësia e bashkëpunimit mesdhetar në një kohë kur ndryshimet klimatike, pandemia, lufta po ndikojnë në sigurinë ushqimore.

Gjatë takimit, Këshilli bëri thirrje për më shumë solidaritet midis vendeve të rajonit dhe mbështetje politike për CIHEAM, i cili, për 60 vitet e fundit, ka trajnuar të rinjtë nga Mesdheu, duke mbështetur kërkimin në fusha thelbësore (siguria ushqimore, agroekologji, modernizim bujqësor etj.) dhe që kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të territoreve rurale dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

Presidenti Sadiki inkurajoi CIHEAM-in të mbështesë dialogun e jashtëzakonshëm dhe të vazhdojë përpjekjet e përbashkëta për sisteme të qëndrueshme agroushqimore.

Së fundi, Shtetet Anëtare lavdëruan njëzëri arritjet dhe përpjekjet e bëra nga Presidenti Sadiki, Sekretari aktual i Përgjithshëm z. Placido Plaza Lopez dhe ekipi i tij për fillimin dhe mbështetjen e orientimeve strategjike, veçanërisht për zhvillimin e lartë të projekte me ndikim që do të kontribuojnë në jetëgjatësinë e CIHEAM.

Mbledhja e radhës e Bordit Drejtues të CIHEAM do të mbahet më 16 dhjetor 2022.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?