Edi Rama dhe Edona Bilali

Ministrja e tij e quajti Zeus, Rama i kthen përgjigje komentuesit: Ishte një ironi, atëherë as nuk njiheshim

13 Mars 2022, 18:32| Përditesimi: 13 Mars 2022, 18:34

  • Share

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një komentuesi lidhur me videon virale në të cilën shfaqet ministria e Mbrojtjes së Sipërmarrjes, Edona Bilali duke e cilësuar atë si Zeus.

Rama sqaroi qytetaren e cila i kërkoi të mos delironte edhe pse e quajtën Zeus, se ajo ishte një ironi nga ana e Bilalit në një kohë që ajo dhe kryeministri as nuk  njiheshin.

Komenti: Fakti që Edona ju shikon si Zeus mos delironi

Rama: E para Edona e ka thënë atë ne vitin 2017 kur as e njihja dhe as më njihte dhe për çdo shqiptar qe kupton shqip dhe dëgjon atë qe thuhet, ajo ka bere ironi me mua, e që ta dine ata qe e përflasin këtë pjese, një nga arsyet pse e kam ftuar Edonen ne PS ka qene fakti se ishte një njeri kritik me PS nga shoqëria civile! E dyta fatura e energjisë nuk varet nga sa njerëz ka ne shtëpi po nga konsumi dhe nëse te vjen aq shumëzojë për 5 se aq e ka çmimin real sot energjia dhe kije parasysh qe atë pjesën tjetër ta paguan qeveria! E treta faturat e energjisë e te ngrohjes ne Evropë i kam pare, merre një nga ata familjaret qe ke ne Gjermani e ma posto qe te bëjmë krahasimin! E katërta për naftën e ke shpjegimin te gjere e te gjate ne video mjafton ta dëgjosh! E pesta çmimet e shportës ti nuk i ke pas njëjtë me apo me shume se gjermanet përveçse në ndonjë ëndërr qe mund te kesh pare dhe sot nuk i ke absolutisht njëjte se shume me shume jo e jo! Dhe e fundit, taksat e naftës nuk do të ulen, për te gjitha arsyet qe i ke edhe në këtë video dhe qe po te duash mund t’i dëgjosh! Shëndet e mbarësi

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?