Ministrja e Shëndetësisë viziton foshnjën e porsalindur që u braktis në bodrum: Gjendja e fëmijës paraqitet e rëndë

8 Nëntor 2023, 22:35| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 22:38

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi në Maternitetin "Koço Gliozheni", për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të foshnjës e gjetur sot të braktisur në një bodrum në zonën e Yzberishtit.

Ministrja u informua nga mjekët e spitalit lidhur me gjendjen shëndetësore të fëmijës. Ekipi i maternitetit po bën përpjekjet maksimale, por sipas tyre gjendja e vogëlushit ende paraqitet e rëndë.

Foshnja i përket gjinisë mashkull dhe u dërgua në spital në gjendje të mjaft të rënduar dhe të dëmtuar.

Pasi u reanimua intesivisht dhe u intubua dhe me masazh kardiak, shfaqi shenja jete, por reagime të dobëta. Megjithatë, mbetet në gjendje tepër të rëndë, i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Nëna braktis foshnjën e porsalindur në bodrumin e një pallati në Yzberisht! Banorët dëgjuan të qarat! 30-vjeçarja ndalohet nga policia dhe dërgohet në spital


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?