Qendren e Re Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese, duke u rindërtuar

Ministrja e Shëndetësisë: Qendra e re Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese, standard i ri shërbimi për fëmijët me aftësi ndryshe

9 Janar 2022, 13:52| Përditesimi: 9 Janar 2022, 13:53

  • Share

Fëmijët me aftësi ndryshe, shume shpejt do të marrin shërbime të specializuara në Qendren e Re Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese, që po rindërtohet pas dëmtimeve nga tërmeti.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila edhe ka shpërndarë fotografi ka punimet që tashmë kanë nisur.

“Me profesionalizmin dhe punën e palodhur të dr. Florida Dobit dhe stafit të dedikuar, do të garantojmë një standard të ri shërbimi në këtë qendër unike të këtij lloji në vend, për fëmijët me aftësi ndryshe.”, shkruan ministrja përmes rrjetit të saj social Facebook.

Qendra e Re Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese në Kombinat është një hapësirë e dedikuar për shërbimet me shtretër, por edhe shërbimet ambulatore për fëmijët 0-18 vjeç me aftësi ndryshe, në nivel kombëtar. Terapitë e ofruara në këtë qendër janë: terapi zhvillimi, fizioterapi, logopedi, ergoterapi dhe kopsht edukativo-terapeutik.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?