TIRANË- Spitali i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT ka hapur dyert duke e çuar në standarde evropiane. Minstrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu prezantoi sot në shoqërinë e Kryeministrit Rama spitalin e ri në QSUT të cilit i janë shtuar 350 shtretër të rinj.
‘Këtu puna ka mbaruar tërësisht, pra gjithë sistemet janë vendosur dhe janë funskionale. Pritet instalimi dhe brenda 15 tetorit do të bëhet instalimi i të gjithë shtretërve. Nuk është thjesht një godinë. Ka një të mirë ky spital.’- tha Manastirliu
Ndërkaq, Rama u shpreh se ky është investimi më i madh i këtyre tre dekadave.
Drejt përfundimit investimi më i madh i këtyre tre dekadave në shëndetësi. Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në #QSUT, me 350 shtretër të rinj, i cili do të ngrejë më tutje nivelin e shërbimit shëndetësor publik me standarde europiane- tha Rama.
Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të ofrojë shërbimin e mjekësisë interne, shërbimin e reumatologjisë, alergologjisë, dermatologjisë dhe fizioterapisë që aktualisht ndodhen në godina të tjera të QSUT, dhe së bashku me shërbimet ekzistuese, ato të gastrohepatologjisë, hematologjisë, endokrinologjisë, nefrologjisë, dializës, njësisë së kardiologjisë, hemodinamikës dhe reanimacionit të kardiologjisë do të kompletojnë profilin e një spitali të mirëfilltë të sëmundjeve të brendshme. Spitali i ri do të ketë edhe një spital ditor me 60 shtretër, për rritjen e eficiencës së shërbimeve.
Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të ketë 9 salla leksioni dedikuar studentëve të mjekësisë, ku do të zhvillohen praktikat mjekësore, si dhe edukimi në vazhdim.
G.MO//ReportTv.al
Shume keq patronazhistet. Asnje koment hic. Do u pritet rroga ndaj oburra ne sulm!
PërgjigjuMinistresha manastirlesha i thuaj atij sociopatit se pacientet e planifikuar per koronarografine jane bere kapicë te Shefqet Ndroqi dhe aparati "ka defekt" prej nje muaji.....dhe ju beni propagande.
Përgjigju