Ish-godina e Radio Tiranës

Ministrja e Kulturës: Ish-godina e Radio Tiranës do të restaurohet

7 Korrik 2023, 08:15| Përditesimi: 7 Korrik 2023, 08:24

  • Share

Ish-godina e Radio Tiranës do të restaurohet ka bërë me dije ministrja e Kulturës Elva Margariti, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ministrja Margariti shkruan se Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale miratoi projektin për restaurimin e këtij objekti, Monument Kulture i Kategorisë II.

“Një lajm i mirë për trashëgiminë: Ish-godina e Radio Tiranës do të restaurohet! Në mbledhjen e tij më të fundit, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale miratoi projektin për restaurimin e këtij objekti, Monument Kulture i Kategorisë II”, shkruan Margariti në rrjetet sociale.

“E ndërtuar midis viteve 1928-1930, ndërtesa e dikurshme e Radio Tiranës dhe më pas e Institutit të Kulturës Popullore është një nga vilat e para moderne në qytet. Aktualisht ajo paraqet dëmtime të shumta në çati, fasadë, dysheme, dyer, dritare, në elementë të brendshëm e të jashtëm”, vijon Margariti.

“Ndërhyrjet e miratuara në KKTKM, janë konform ligjit 27/2018 “Për trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” dhe në respekt të statusit të monumentit. Ato konsistojnë në restaurime të çatisë dhe dyshemesë, fasadës, vendosjen e dyerve dhe dritareve të reja, restaurimin e kapiteleve, pastrimin dhe lyerjen e kangjellave, plotësimin me sistem hidraulik e elektrik, sistemimin e oborrit të jashtëm etj.”, përfundon reagimin e saj ministrja Margariti, teksa publikon dhe foto të projektit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ALB Patriot: 07/07/2023 12:09

    Gje e mire. Por, ... PSE nuk u restaurua me pare edhe Teatri Kombetar?! Apo, ... interesa klienteliste!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?