Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka

Ministrja e Jashtme takon homologun italian: Jemi në pritje të mbledhjes së grupit për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore

16 Maj 2022, 11:06| Përditesimi: 16 Maj 2022, 11:18

  • Share

Gjatë qëndrimin në Bruksel, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar sot një takim me homologun italian Luigi Di Maio. Xhaçka ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shkruan se ndihet mirënjohëse ndaj vendit fqinj për integrimin e Shqipërisë në BE. Ministrja tha se janë të pritje të mbledhjes së parë të grupit të përbashkët të punës për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore.

‘Fillimi i ditës në Bruksel me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio. Mundësi e mirë për agjendën tonë intensive dypalëshe dhe bashkëpunimin e shkëlqyer. Si gjithmonë e inkurajuar nga miqësia e Italisë dhe mbështetja e vendosur për integrimin e Shqipërisë në BE.  Në pritje të mbledhjes së parë të grupit të përbashkët të punës për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore.’- shkruan Xhaçka.

Start of the day in Brussels with FM ???????? @luigidimaio .Good opportunity to catch up on our intensive bilateral agenda & excellent cooperation.Encouraged by ????????‘s friendship & staunch support for ????????‘s integration. Looking fwd to first working group mtg on social security agreement. pic.twitter.com/IOqehHCX3V

— Olta Xhaçka???????? (@xhacka_olta) May 16, 2022


Lajmi kryesor:

Takimi i ministres së Jashtme me Varhelyi: Ramë dakord që konferenca e parë ndërqeveritare duhet të merret në qershor


M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?