Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla akuzon Miroslav Lajçak të dërguarin e BE se ka dështuar në ndërtimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në RTK, ministrja thotë se Lajçak nuk ka as vizion për këtë proces e premtimet e tij nuk vlejnë as 24 orë.
“Banjska është dëshmia më e mirë që Lajçaku e ka dështuar gjithë procesin e dialogut. Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe si duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadon mandati”, tha ajo për RTK.
Sipas saj, premtimet që i janë bërë Kosovës nuk e kanë pasur vlerën as 24 orë, derisa ka shkuar Lajçaku në Beograd.
Ajo tha masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, janë jo vetëm të padrejta, por totalisht të pakuptueshme.
SI.E./ReportTv.al“Jo vetëm për ne, por për një pjesë të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Ata nuk po dinë t’i heqin, sepse nuk po dinë se për çfarë i kanë vënë”, tha ajo.