Gërvalla, Lajçak

Ministrja e Jashtme e Kosovës kritikon ashpër Lajçakun: Është i dështuar në procesin e dialogut

19 Janar, 08:54| Përditesimi: 19 Janar, 09:04

  • Share

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla u shpreh e ashpër ndaj ndërmjetësit për dialog me Serbinë, Miroslav Lajçak duke e cilësuar këtë të fundit si të dështuar. Në një studio televizive në Kosovë, Gërvalla tha se Lajçak ka dështuar në të gjithë procesin e dialogut dhe shtoi se një gjë të tillë e ka treguar pas sulmit serb të ndodhur në Banjskë.

“Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe si duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadon mandati. Banjska është dëshmia më e mirë që Lajçaku e ka dështuar gjithë procesin e dialogut”, tha Gërvalla.

Mes të tjerash Gërvalla tha se nuk e fsheh se drafti i Asociacionit nuk është i mirë. Sipas saj masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, janë jo vetëm të padrejta, por totalisht të pakuptueshme.

“Jo vetëm për ne, por për një pjesë të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Ata nuk po dinë t’i heqin, sepse nuk po dinë se për çfarë i kanë vënë”, shtoi ajo.

Ministrja pati rezerva edhe sa i takon reagimeve të BE për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, duk theksuar se institucionet nuk kanë dhënë asnjë vendim për ngjarjen e ndodhur.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?