Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Kosovës: Jemi të gatshëm të pranojmë planin franko-gjerman por jo asociacionin e komunave me shumicë serbe

18 Shkurt 2023, 20:46| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 20:49

  • Share

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosvoës, Donika Gërvalla-Schwarz tha se nëse ndodh njohja e plotë e pavarësisë së Kosovës atëherë ky do të ishte një sinjal i qartë për nacionalistët serbë që të mos e përdorin më këtë kartë me qëllim nxitjen e destabilitetit. 

“Njohja e Kosovës do të ishte një kontribut i madh, madje historik për stabilitetin dhe paqen”, tha shefja e diplomacisë kosovare, Gërvalla-Schwarz.

Ajo tha se Kosova është e gatshme ta pranojë planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë por shtoi se nuk mund të lejojë një tjetër ‘Republika Srpska” duke hedhur poshtë mundësinë e krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ajo ka kujtuar se “Asociacioni i komunave serbe” bie ndesh me nenin 23 të Kushtetutës së Kosovës.

“Në vend të kësaj, ne po fokusohemi në një marrëveshje përfundimtare që duhet të rezultojë, siç i thanë presidenti Biden dhe kancelari Scholz zotit Vuçiç, në njohje reciproke”, tha ajo.

E pyetur se cili është pozicioni aktual ndërkombëtar i Kosovës, veçanërisht nga aspekti i vazhdimit të fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës si shtet, anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, Gervalla-Schwarz tha se të gjithë e dinë atë lloj propagande nga Beogradi, “por sa i përket OKB-së, ne e dimë se anëtarësimi i Kosovës nuk varet vetëm nga Serbia”.
 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • dailan: 18/02/2023 21:05

    Kjo quhet zhgaravina Gervalla...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?