Xhaçka takohet me ministren e Jashtme kanadeze: Thellojmë bashkëpunimin dypalësh në fushën e investimeve kanadeze në Shqipëri

1 Shtator 2023, 09:20| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 08:21

  • Share

Melanie Joly, Ministrja e Jashtme kanadeze ështa takuar sot me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Në fjalën e saj ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u shpreh se gjatë takimit patën shkëmbim të frytshëm mendimesh për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, si edhe për të eksploruar potenciale të reja për diversifikimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. 

Ajo theksoi se homologia Joly ka ndikuar në intensifikimin e këtyre marrëdhënieve duke mundësuar investime kanadeze në Shqipëri.

'Ministrja Joly ka kontribut të dorës së parë në intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Çështjet e bashkëpunimit tonë dypalësh, zunë vend të rëndësishëm në diskutimin tonë të sotëm. Ne diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me interes të përbashkët, mundësitë për të rritur praninë kanadeze dhe investimet kanadeze në Shqipëri; në fusha bashkëpunimi si: energjia, siguria e energjisë, minierat, menaxhimi i burimeve ujore, turizmi, bujqësia, infrastruktura, inovacioni, të drejtat e njeriut, shkenca, arsimi, etj. Në veçanti vlerësova rëndësinë e riaktivizimit të Fondit Kanadez për Iniciativat Lokale për të mbështetur programe të ndryshme, duke përfshirë ato për të drejtat dhe fuqizimin e grave dhe barazinë gjinore, një çështje që si unë po ashtu edhe mikesha ime Melanie e ka shumë për zemër, por edhe në fusha si bujqësia dhe arsimi.'- tha Xhaçka.

Së fundmi, Xhaçka deklaroi se qeveria do përkushtohet maksimalisht për forcimin e raporteve me Kanadanë.

Ndërkohë në fjalën e saj ministrja Joly i uroi fat të mbarë Shqipërisë në drejtimin e Këshillit të Siguirimit dhe ritheksoi marrëdhëniet e forta Shqipëri-Kanada. Joly u shpreh se do të nënshkruhet një marrëveshje për mbrojtjen e investimeve kanadeze në vendin tonë.

Vizita e saj, vjen në bazë të një agjende takimesh në disa vende të Evropës, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë. Është hera e dytë në 9 vite, që Shqipëria vizitohet nga një Ministër i Jashtëm kanadez. 

Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-Kanada janë zhvilluar shumë në vitet e fundit dhe si vende aleate në NATO, të dyja vendet janë të angazhuara në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Roli i Kanadasë në arenën ndërkombëtare është bërë më i rëndësishëm.

Zyra e Joly-t ka njoftuar se udhëtimi është pjesë e një plani që ajo njoftoi në maj, i cili kërkonte që Global Affairs Canada të angazhohej më shumë me Kombet e Bashkuara. Me një diplomë nderë në drejtësi nga Université de Montréal, Joly ka punuar në promovimin e kulturës dhe në rritjen e sektorit të turizmit.

Ora 19:07
FOTOT/ Rama pret Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë: Kënaqësi

Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly. Kjo e fundit ndodhet për vizitë zyrtare në Tiranë, ndërsa paraditen e sotme pati edhe një konferencë për shtyp me homologen Olta Xhaçka.

Ka qenë Rama i cili ka ndarë disa foto nga takimi, ndërsa krahas tyre shkruan se ishte një kënaqësi që priti ministren e jashtme kanadeze.

“Kënaqësi të mikprisja sot Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly”, shkruan Rama.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • maja: 01/09/2023 18:39

    po moj hajdute po na sjell investitore te mire ti si bankersi kanadez qenuk paguan asnje takse dhe na e ka cuar naften 2000 leke/ litri...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?