Balluku: Familjet me vila luksoze që shpenzojnë 5000 kWh në muaj s'do paguajnë dritat me çmim tregu! Fasha e konsumit mund të vendoset 800 kwh

26 Maj 2022, 13:31| Përditesimi: 26 Maj 2022, 16:24

  • Share

1652880253_energji3640x3601.jpg

Ministrja e Energjisë bëri me dije se familjet dhe bizneset e vogla do të vijojnë të mos preken nga çmimi i lartë i energjisë. Megjithatë javën e ardhshme do të ketë përgjigje konkrete nëse do të vijohet me të njëjtën skemë pas muajit qershor.

“Ne i kemi ofruar mbrojtje konsumatorit që është i lidhur në tensionin e mesëm. Konsumatori i biznesit të vogël nuk e kemi diskutuar kurrë dhe qeveria do të bëjë të pamundurën për ta mbrojtur. Sa i përket për biznesin e lidhur me tensionin e mesëm, ne kemi pasur një komunikim të vazhdueshëm përmes përfaqësuesve, kemi mbledhur të gjithë ankesat ose kërkesën për mbështetje dhe besoj se do të vijojmë me të njëjtën skemë, por kjo është diçka që do ta deklarojmë deri në vazhdim të javës tjetër. Sa i përket planit për analizën që ne kemi bërë, e kemi bërë të thelluar, kemi dalë në disa skenarë që mund të aplikojmë”, tha Balluku.

Ndër të tjera, Balluku tha se ka konsumatorë që shpenzojnë mbi 5 mijë KWH, shifër që nuk e justifikon për familjarët por edhe për ata nuk do të aplikohet çmimi i tregut, por do të jetë më i lartë. Ajo njoftoi se nga po shqyrtohet mundësia e një fashe konsumi deri në 800 kilovator dhe jo 700, siç ishte njoftuar më herët. Balluku shtoi se konsumatorët që kalojnë fashën nuk do të paguajnë njësoj si të tjerët, por as sa çmimi i bursës.

“Ne do të vijojmë të aplikojmë të njëjtin çmim për abonentin familjar, por nëse do të jetë konsum 700 apo 800 KWH dhe kemi identifikuar edhe abonentë familjarë me 5000 KWH që është një shifër që nuk e justifikon as fjalën familjar por është edhe e drejta e çdo abonenti. Mund të kenë vila luksoze, por do të paguajnë të paktën me çmim më të lartë se çfarë sot paguhet nga qytetarët që  e paguajnë me nevoja bazike. Nuk do të them me çmimet e tregut se ndoshta nuk do ta përballonte dot as ky lloj konsumatori”, tha Balluku.


Lajmi kryesor:

U anulua në 2019 një muaj pas skandalit të Unazës, riaktivizohet koncesioni i Gener 2 për projektimin dhe ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar


A.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?