Ministrja Denaj viziton zonën turistike të Lurës: Qeveria dëshiron që të zhvillojë agro-turizmin

11 Gusht 2020, 21:52| Përditesimi: 11 Gusht 2020, 22:11

  • Share

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Anila Denaj ka vizituar ditën e sotme zonën turistike të Lurës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Denaj tha se qeveria dëshiron që të zhvillojë agro-turizmin në zonat e largëta.

Gjatë vizitës së saj në Lurë, Denaj ndaloi në familjen Tollja, e cila ka rindërtuar kullën e familjes, duke e kthyer në një destinacion turistik në Lurë.

Ministrja theksoi se mbështetja e sipërmarrjes në këtë drejtim do të vazhdojë të rritet dhe vlerat e traditës do të kthehen kësisoj gjithnjë e më shumë në vlera monetare për familjet që i përkushtohen agroturizmit.

"Në kullën e rindërtuar të familjes Tollja, e kthyer në bujtinë për të pritur turistët vendas e të huaj, duke e transformuar vendndodhjen e largët nga tregu bujqësor, në një vendmbërritje të tregut turistik

Mbështetja e sipërmarrjes në këtë drejtim do të vazhdojë të rritet, vlerat e traditës do të kthehen kësisoj gjithnjë e më shumë në vlera monetare për familjet që i përkushtohen agroturizmit", shkruan ministrja Denaj.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?