Foto nga takimi online i Komisionit të Ekonomisë

Projekt-buxheti 2024/ Denaj: Mbështesim 65 mijë fermerë me skemë të drejtpëdrejtë

13 Nëntor 2023, 12:40| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 14:35

  • Share

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj prezantoi sot në Komisionin e Financave dhe Ekonomisë, projektbuxhetin e vititn 2024 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Denaj tha se, “vitet e fundit u tregua shumë qartë se mbështetja përmes skemave nacionale synonte mbështetjen e drejtpërdrejtë të fermerëve por njëkohësisht edhe formalizimin e tyre fondi i skemës ka pasur një hop cilësor në dy këto aspekte. Nga 8 mijë fermerët të mbështetur në 2010 sot në 2023 jemi me një mbështetje të 65 mijë fermerëve, kjo falë edhe mbështetjes më të fundit përmes aktit normativ të dhënë nga qeveria shqiptare”.

Këtë vit, theksoi ministrja, me fondet buxhetore janë parashikuar të mbështeten drejtpërdrejtë 68% e të gjithë fermerëve me NIPT në shkallë vendi.

Sipas saj, skemat e mbështetjes janë faktor kyç në mbështetjen e fermerëve.

“Në buxhetin e vitit 2024 janë adresuar 3.3 miliardë lekë për skemën e mbështetjes, por ne parashikojmë të rishikojmë disa elementë të efekshmërisë së skemës. Eshte rritur mbeshtetja per investimet ne infrastrukturen e ujitjes dhe kullimit dhe mbrojtjes nga digat per ti paraprire kercenimeve te faktorit klimatik. Mbeshtetje te rendesishme ze edhe vaksinimi i kafsheve dhe ruajtja nga semundjet.'- tha Denaj.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?