Foto ilustruese

Masat anti-COVID/ Ministria shtyn rregullin për ndalimin e grumbullimeve deri në 13 dhjetor

9 Dhjetor 2021, 16:21| Përditesimi: 9 Dhjetor 2021, 16:47

  • Share

TIRANË- Vendimi për të ndaluar grumbullimet në vende të mbyllura apo të hapura do të qëndrojë në fuqi deri në datë 13 dhjetor.

Urdhri është firmosur ditën e sotme nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Këto masa merren me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në një kohë kur jemi edhe në sezon dimri dhe transmetueshmëria e virusit është më e lartë, por edhe duke pasur parasysh që varianti Omicron është përhapur në të gjithë Europën.

“Në urdhrin nr.633 datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura” të ndryshuar bëhet ndryshimi si vijon: 1. Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi deri në datën 29.11.2021 zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 13.12.2021”. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare”, shkruhet në vendimin e Ministrisë.

Vendimi

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani Shkoder: 09/12/2021 16:59

    Sa mire, mos mblidhen kto të marrët e 11 dhjetorit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?