Ministria e Shëndetësisë trajnime
shefave për menaxhimin e spitaleve

5 Dhjetor 2013, 16:39| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Të gjithë drejtuesit e spitaleve dhe qendrave shëndetësore në vend do të kenë mundësi të trajnohen për mënyrën se si të menaxhojnë sistemin shëndetësor.

Kjo falë mbështetjes së dhënë nga rajoni i Toskanës në Itali. Ministri i  Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka shpjeguar se si do të funksionojë ky bashkëpunim i cili do të shtrihet edhe në rajonin e Kosovës, duke bërë që paratë në shëndetësi të menaxhohen mirë dhe me cilësi.

Për ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Ferid Agani, ky bashkëpunim do të rrisë nivelin e shërbimit shëndetësor që u ofrohet pacientëve.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori italian në Shqipëri, Massimo Gaiani i cili ka garantuar se bashkëpunimi i nisur mes universitetit të Firences dhe Zojës së Këshillit të Mirë në Tiranë do të zgjerohet edhe më tej.

Rajoni i Toskanës do të vazhdojë të japë për krijimin e një sistemi indeksi kostosh për çdo sëmundje, të ngjashëm në vendet e rajonit, duke influencuar drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së shërbimit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?