Ministria e Jashtme

Ministria e mohon: S’janë bllokuar llogaritë bankare të ambasadës në Itali

3 Gusht 2023, 14:48| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 15:02

  • Share

Në media po qarkullon një lajm se janë bllokuar llogarive bankare të përfaqësive diplomatike shqiptare, jashtë vendit përfshirë Italinë sa i takon çështjes së gjyqit të Shqipërisë me italianin Francesco Becchetti. Në një reagim zyrtar, Ministrja e Jashtme thotë se është një lajm i pavërtetë dhe tërësisht abuziv.

Ministria e Jashtme informon opinionin publik dhe median se në bazë të Konventës së Vjenës llogaritë bankare të MEPJ e të çdo përfaqësie diplomatike të Republikës së Shqipërisë gëzojnë imunitet diplomatik e kësisoj janë të pacenueshme në çdo rrethanë.

Sipas lajmeve të publikuar në media, punonjësit e Shërbimit diplomatik shqiptar në Itali nuk kanë marrë pagat e muajit të shkuar, por ministria thotë se çdo punonjës i Ministrisë dhe i shërbimit me jashtë si në Itali e në çdo shtet tjetër ka marrë pagesën rregullisht, sikundër edhe atë të muajit korrik, konform ligjeve dhe kodit të punës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?