Ministria e Mbrojtjes: Po punohet për zhbllokimin e 3 akseve rrugore, Shkodër e Kukës! Janë dërguar ndihma për familjet në 4 bashkitë e prekura nga tërmeti më 15 janar në Dibër

22 Janar 2023, 17:32| Përditesimi: 22 Janar 2023, 17:37

  • Share

Ministria e Mbrojtes ka njoftuar se në të gjithë vendin ka një përmirësim të situatës së krijuar nga moti i keq, megjithëse disa akse rrugore të vendit vijojnë të jenë të bllokuara.

Në përditësimin më të fundit,  ministria njofton se po punohet për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth, Qafë Thore-Theth, Dushaj-Lekbibaj.

Njëkohësisht njoftohet se janë dërguar ndihma për familjet në 4 bashkitë e prekura nga tërmeti më 15 janar në Dibër.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:

Në të gjithë territorin e vendit ka patur përmirësim të dukshëm të situatës që u krijua gjatë këtyre ditëve nga moti i keq. Nuk ka banesa nën ujë në Shkodër e Lezhë, por forcat e emergjencave civile, të ndihmuara edhe nga efektivë të FA po qëndrojnë pranë banorëve në zonat, ku ka patur kërkesë për ndihmë.

Po punohet me borëpastruese nga firmat kontraktore dhe ARRSH për zhbllokimin e disa akseve në veri të vendit, në Bogë-Theth, Qafë Thore- Theth, Dushaj-Lekbibaj dhe kriposjen e disa akseve ku ka prani bore. Në të gjitha akset rrugore kombëtare qarkullimi është i lirë.

Janë dërguar ndihma nga Rezervat e Shtetit si: ushqime, batanije, e çadra për familjet në 4 bashkitë e prekura nga tërmeti i 15 janarit në qarkun e Dibrës.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Bashkia dhe Ministria ‘përplasen’ për situatën në Shkodër! Mësimi i pezulluar në 13 shkolla! Aksi Qafë Thore-Theth i bllokuar


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?