Blendi Gonxhja dhe Elva Margariti

Ministria e Kulturës u shkri në një me Inovacionin dhe Ekonominë, reagon Margariti: Krenare për gjithë sa bëmë e që do të vijohet

16 Janar, 16:22| Përditesimi: 16 Janar, 16:41

  • Share

Ish-ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar pas krijimit të ministrisë së re, asaj të Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës që solli dhe largimin e saj nga detyra.

E ndërsa shkruan se sot mbyll misionin e saj 5-vjeçar në krye të Ministrisë Kulturës, në një postim në rrjetin social Facebook, Margariti e quan një rrugëtim të jashtëzakonshëm. Duke uruar edhe Blendi Gonxhen, i cili do të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, Margariti nënvizon se ndihet krenare për gjithë sa është bërë dhe që do të vijojë nga pasardhësi.

"Sot përmbyll misionin tim 5-vjeçar në krye të Ministrisë Kulturës. Një rrugëtim i jashtëzakonshëm që më rriti si njeri dhe si profesioniste. I jam falenderuese kryeministrit Rama për besimin, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë, stafit të Ministrisë së Kulturës dhe kujtdo që na mbështeti në punën tonë, që e kemi bërë me shumë dashuri! Sot jam e nderuar që i kam shërbyer kulturës këto 5 vite; krenare për gjithë sa bëmë e do të vijohet nga pasardhësi; krenare për imazhin dhe jehonën e bukur që ka sot kultura shqiptare, si kurrë më parë! Suksese Ministrit Gonxhe në sfidën e re në krye të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit", shkruan margariti.

Blendi Gonxhja u betua si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, këtë të martë në presidencë. Bashkë me të edhe Adea Pirdeni, si Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, ndërkohë që Ervin Mete do të drejtojë vetëm, Ministrinë e Financave, tashmë e shkëputur nga ekonomia.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/01/2024 03:37

    Ky kombinim ministrish eshte i papare ne bote! Kultura dhe turizmi shkojne me sportin;inovacioni shkon me teknologjine dhe arsimin dhe mund te krijonin nje ministri me vete,industrite e lehta e te renda dhe bujqesia mund te ishin nje tjeter ministri,ekonomi-financa jane dyshja e perjetshme,ose kujtuan se ishin deri diten qe Rame bojaxhiu mendoi se bashkimi i kultures ekonomise dhe inovacionit do te ule informalitetin ne dhomat e dhena me qera per turiste qe duan te shikojne zonat historike-turistike duke i shijuar me mire nga dritaret e haneve me 5 yje,pjelle e mendjes se /investitoreve strategjike qe do te /inovojne/ turizmin me harta e tyre dixhitale e shetitjet /virtuale/ neper thesaret shqiptare, ne mes shume inovacioneve te tjera qe priten!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?