Ministria e Kulturës shpall konkurs
për drejtorin e Teatrit Kombëta

5 Dhjetor 2013, 17:53| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Ministria e Kulturës shpall konkursin për titullarin e institucionit të Teatrit Kombëtar. Siç bëhet e ditur në njoftim për shtyp, "kjo bëhet në kuadër të reformave të pashmangshme në artin skenik dhe për të ruajtur edhe vlerat e deritanishme teatrore".

Më tej në njoftim thuhet se "ky konkurs do të kryhet në respekt të ligjit të vitit 2010 për Artin dhe Kulturën i cili, thotë se "emërimi i titullarit të institucionit publik qendror bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave pas procedurave te konkurrimit të zhvilluara nga ministri përgjegjës për artin dhe kulturën".

MK konsideron se pas shumë vitesh stanjacion në skenën teatrore dhe përdorime të fondeve publike pa sjellë rritje të cilësisë artistike reforma në Teatrin Kombëtar është tashmë jo vetëm e domosdoshme, por edhe e pashmangshme. Kjo është kërkesë e politikave të reja për menaxhimin dhe edukimin artistik por edhe thirrje që vjen nga vetë komuniteti i artistëve. Takime, shkrime dhe opinione të ndryshme artistëshnë media pohojnë se Teatri është në krizë, por mendimtarët e tij thonë se kriza është e domosdoshme për ta kërkuar e rinovuar çdo ditë vetë artin.

Në kushtet e një sistemi jofunksionues, keqmenaxhimi, mungese vizioni, cilësie artistike të pakënaqshme, Ministria e Kulturës konsideron se skena teatrore shqiptare duhet të ndryshojë për të zhvilluar aktivitetin e saj artistik në perspektivën e diverisitetit artistik dhe të shumëllojshmërisë së formave.

Reforma është e nevojshme për të fituar një publik të ri, veçanërisht gjeneratat e reja. Ajo synon gjithashtu të zhvillojë shkëmbimet rajonale e ndërkombëtare si dhe të modernizojë administrimin e teatrit në mënyrë që nxisë një model të ri të skenës teatrore në Shqipëri.

Konkursi do të jetë i hapur për të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e mëposhtme, të cilat deri në afatet e shënuara do të shpallin platformat e tyre për Teatrin Kombëtar dhe do t’i mbrojnë ato përpara një komisioni përzgjedhës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?