Flamuri turk dhe shqiptarë

Ministria e Jashtme jep lajmin e mirë për shqiptarët që udhëtojnë drejt shtetit turk! Turqia heq të gjitha kufizimet e lëvizjes

15 Qershor 2022, 16:55| Përditesimi: 15 Qershor 2022, 17:37

  • Share

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë që do udhëtojnë drejt shtetit turk.

Nga data 1 qershor Turqia ka hequr të gjitha kufizimet e lëvizjes të vendosura si pasojë e situatës së COVID-19.

Ndërkohë bëhet e ditur se kufizimet e lëvizjes janë hequr për çfarëdolloj arsyeje udhëtimi drejt Turqisë kështu të gjithë ju që keni planifikuar udhëtimet turistike ju mbetet vetëm të bëni valixhet gati.

Gjithashtu ministria ka ndarë dhe njëherë të gjithë informacionin e nevojshëm për të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë jashtë vendit për masat dhe dokumentacionin e nevojshëm që nevojitet sipas protokollove të vendosura nga BE.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?