Ministria e Financave: Recesioni ekonomik 4.3%, në 2021 rritja do të jetë 5.9%! Synim ulja e borxhit publik

30 Korrik 2020, 20:44| Përditesimi: 30 Korrik 2020, 21:04

  • Share

Konsumi publik dhe investimet pritet të shpëtojnë ekonominë e vendit nga recensioni që do të pësoj këtë vit si pasojë e pandemisë. Ministria e Financave parashikon që rënia këtë vit të jetë 4.3%, ndërkohë që pritet të ketë një hov zhvillimi në vitin e ardhshëm ku ekonomia pritet të rritet me 5.9%. Sipas dokumentit të kuadrit makroekonomik dhe fiskal 2021-2023, thuhet se me përmirësimin e besimit të konsumatorit do rritet edhe konsumi, që do të shoqërohet edhe me rritje të pagave.

Gjatë periudhës afatmesme rritja pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi privat ashtu edhe investimet. Ndërkohë kërkesa e huaj neto (eksport–import) pritet të ketë pothuajse një efekt neutral. Ndërsa rritja graduale e investimeve pritet të nxitet nga një shfrytëzim më i intensifikuar i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit, si dhe nga përshpejtimi i aktivitetit ekonomik gjatë periudhës së parashikuar dhe perceptimi i përmirësuar i biznesit mbi perspektivën ekonomike afatmesme e afatgjatë”, thuhet në dokument.

Por përsëri ekonomia pritet të tkurret në 2022 dhe 2023, pasi rritja në këto vite është parashikuar të jetë 3.8 dhe 3.9%.

Ndërsa sa i takon borxhit publik ai pritet të jetë 65% deri në vitin 2025, edhe pse vetëm për këtë vit është parashikuar të arrij në 80% të PBB-së së vendit.

Gjatë kësaj periudhe afatmesme burimet totale të qeverisë për t’u pritet të jenë mesatarisht në rreth 537 miliardë lekë në çdo vit ose mesatarisht rreth 29.1 për qind e PBB-së. Investimet publike janë programuar të mbahen në një nivel mesatarisht prej rreth 5 për qind të PBB-së në çdo vit.

( Kliko këtu për të lexuar miratimin e kuadrit makroekonomik e fiskal)

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?