Rritja ekonomike e vitit 2021 arriti në 8.54%! Qeveria parashikonte rritje ekonomike 8.7%

31 Mars 2022, 11:57| Përditesimi: 31 Mars 2022, 17:23

  • Share

Ekonomia vendase ka shënuar një rritje të fortë në vitin 2021, duke e marrë veten pas tkurrjes që shënoi në 2020-n, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë së COVID-19.

Sipas INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 8.54%, në 2021, që është niveli më i lartë që nga viti 2001. Gjithsesi, kjo rritje e lartë lidhet me bazën e ulët të 2020-s, kur ekonomia u tkurr me -3.96%, e ndikuar kryesisht nga sektorët e industrisë dhe transporti, akomodimi e shërbimi ushqimor, të cilat panë dhe rënien më të fortë si rrjedhojë e kufizimeve lokale e ndërkombëtare për të frenuar pandemisë.

Të gjithë sektorët kanë shënuar rritje të fortë dy shifrore në vitin 2021. Me vlerësimin e tremujorit të katërt, INSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2021, i cili mbështetur në vlerësimet tremujore, shënoi një rritje prej 8,54 %, krahasuar me vitin 2020.

Sipas INSTAT, rritja u ndikua nga të gjithë sektorët, por më e fortë ishte në “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor”, dhe “Industria përpunuese, nxjerrëse dhe energjia”, të cilat ranë më shumë në vitin pandemik. Lulëzimi i ndërtimit ka vijuar, ndërsa sektori me ecuri më të dobët ishte bujqësia.

Ndikim pozitiv tregtia, turizmi e ndërtimi

Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e katërt të vitit 2021 vlerësohet me rritje prej 5,52 %, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2020. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Ndërtimi me +1,82 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +1,03 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,73 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me +0,27 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,26 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,19 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me +0,15 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,01 pikë përqindje.

Negativisht kontribuuan aktivitetet: Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,29 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me -0,02 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuuan pozitivisht me +1,36 pikë përqindje.

Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e katërt të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020, shfaqen si më poshtë: Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 1,93 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënie me 0,02 %. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 16,12 %. Grupi i aktiviteteve Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 5,95 %. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 5,42 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 1,68 %.

Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 12,00 %. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 4,06 %. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 2,02 %. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rritje me 5,27 %. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 11,66 %.

Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 0,17 %. Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit u shfaq me një rritje prej 0,16 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit shënoi rritje prej 3,26 %. Aktiviteti i Ndërtimit shënoi një rritje me 10,00 %. Aktiviteti Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor shënoi një rënie prej 1,17 %. Aktiviteti Informacioni dhe Komunikacioni pati një rritje me 0,79 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit pati një rënie prej 3,43%.

Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme shënoi një rritje me 5,29 %. Grupi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative shfaqi një rënie prej 4,89 %. Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me një rritje prej 0,36 %. Aktiviteti i Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi u shfaq me një rritje prej 0,90 %. Taksat Neto mbi produktet patën një rritje me 2,23 %.

PBB sipas metodës së Shpenzimeve Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e katërt të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020, shfaqen si më poshtë: Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 5,32 %. Konsumi final i qeverisë u rrit me 6,84 %. Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 15,96 %. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 24,38 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 32,77 %.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?