Deputeti i PD, Gazment Bardhi

Ministria e Financave paralajmëroi ‘shkrirjen’ e Bordit të Transparencës për karburantet, Bardhi: Rama e përdori për të siguruar të ardhura shtesë për oligarkët

12 Janar 2023, 21:34| Përditesimi: 12 Janar 2023, 21:44

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me lajmin se shumë shpejt pritet që Bord ii Transparencës për çmimin e karburanteve të shkrihet. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, facebook, Bardhi shkruan se ky vendim vinte vetëm pak ditë para se të shpallej vendimi i gjykatës Kushtetuese e cila sipas tij, pritet të shpallë Bordin e Transparencës si anti-kushtetues.

“Bordi i Oligarkëve prej 1 viti vjedh hapur shqiptarët me abuzimet me çmimin e karburanteve. Paralajmërimi i Ministres së Financave për shfuqizimin e tij, vjen vetëm disa ditë përpara se Gjykata Kushtetuese të marrë në shqyrtim kërkesën e Grupit Parlamentar të PD për ta shpallur antikushtetues”- shkruan Bardhi.

Ai tha se kjo është prova që sipas tij, vërteton se Bordi është ngritur nga kryeministri, Edi Rama për të siguruar të ardhura shtesë për ata që Bardhi i quan ‘oligarkët e karburantëve’.

“Kjo është prova më e qartë që Edi Rama, në mënyrë antikushtetuese, ngriti një Bord për të vjedhur hapur shqiptarët, duke u siguruar të ardhura shtesë dhe abuzive për oligarkët e karburantëve për plot 1 vit.  Me apo pa vullnetin e Edi Ramës, Bordi i Oligarkëve do të bie sepse është antikushtetues. Krenar për çdo koleg të Grupit Parlamnetar që pranojë të firmos kundër Bordit të Oligarkëve”- shton deputeti i PD.

Burime nga ministria e Financave pohuan për Report TV ditë më parë se shumë shpejt pritet të kishte një shkrijre të Bordit të Transparencës për çmimin e karburanteve. Ndërsa vendimi është konfirmuar ditën e sotme nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj e cila tha se së shpejti, Bord ii Transparencës do të shfuqizohet.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gaz gaz jepi gaz: 12/01/2023 23:23

    O Gazi i botes! E bere zamzallen copA. Thirri mendjes

    Përgjigju
  • Gazi kshu?: 12/01/2023 21:37

    Ou?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?