Ministria e Brendshme

Ministria e Brendshme njoftim për shtetasit e huaj: Pajisja dhe rinovimi i lejeve të qëndrimit do të bëhet përkohësisht nga e-Albania

17 Tetor 2023, 16:42| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 17:10

  • Share

Ministria e Brendshme njofton të gjithë shtetasit e huaj që kërkojnë të pajisen me leje Qëndrimi në Shqipëri, se pajisja dhe rinovimi i tyre do të bëhet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë, nëpërmjet dokumenteve me vulë elektronike, që shkarkohen në e-Albania. 

Kërkesat për pajisje me Leje Qëndrimi kanë dalë përtej parashikimeve, megjithatë MB ka zgjedhur t'u japë zgjidhje të gjithë shtetasve të huaj në këtë mënyrë, duke akomoduar çdo kërkesë apo aplikim. 

Ndërkohë po punohet intensivisht për rritjen e kapaciteteve në mënyrë që shtetasit e huaj, sa më shpejt të pajisen edhe me kartat e Lejeve të Qëndrimit.

Procesi i aplikimit bëhet online ???? https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPPSH/15388/DPPSH_15388_n4_s1_web.aspx?service_code=15388

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?