Ministria e Brendshme britanike i akordon Policisë së Shtetit çmimin e ‘Ekselencës 2023’

1 Dhjetor 2023, 12:17| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 13:26

  • Share

Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar vlerëson Policinë e Shtetit shqiptar çmimin e Ekselencës për vitin 2023.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se forcimi i bashkëpunimit me Interpol, Europol, Eurojust, Frontex, agjencitë e vendeve partnere dhe lufta e përbashkët për spastrimin krimit përballë dhe brenda vetë Policisë, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

“Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar i ka akorduar Policisë së Shtetit të Shqipërisë Çmimin e Ekselencës 2023, duke vlerësuar përpjekjet dhe burimet e vendosura në bashkëpunimin me operacionet ndërkombëtare. Forcimi i bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese në Shqipëri, Interpol, Europol, Eurojust, Frontex, agjencitë e vendeve partnere dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit”, shkroi Balla.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?