Politikë

Ministria e Arsimit: Vitin tjetër pagat e mësuesve rriten me 6%, përfitojnë edhe punonjësit psikosocialë

22 Tetor 2021, 17:26| Përditesimi: 22 Tetor 2021, 19:05

  • Share

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë më dije se duke filluar nga viti tjetër, pagat e mësuesve do të rriten me 6%. Ndërkaq, nga rritja e pagës do të përfitojnë edhe punonjësit psikosocialë.

“Projektbuxheti 2022 sjell shumë lajme të mira sistemin pasuniversitar edhe arsimin e lartë. Së pari dua të ndaj lajmin për të gjithë mësuesit, rritje paga me 6% vitin e ardhshëm, premtim i mbajtur, mandatet e kaluara e kemi rritur pagën herë pas here. Premtimi që brenda këtij mandati pagat të rriten me 40%. 600 punonjës psikosocialë japin kontribut shumë të rëndësishëm, prandaj mirënjohjen e shprehim jo vetëm me fjalë, por edhe me mbështetje financiare. Një nga objektivat tona për arsimin e lartë është ndërkombëtarizmi i universiteteve, në mënyrë që të diplomuarit tanë. Këtë herë ne do kemi një buxhet për të mbështetur këto projekte për bashkëpunimin me universitet evropiane dhe botërore”, tha Kushi.


Lajmi kryesor:

Buxheti 2022/ Rritje të ndihmës ekonomike dhe pagave për mësuesit, policët, mjekët e infermierët! Pensionistët do marrin shpërblim në fundvit! Ndihmë bashkive për mbetjet


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?