Foto ilustruese

Kronikë

Ministria e Arsimit publikon datën, shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet nisin vitin e ri shkollor më 13 shtator

25 Maj 2021, 15:50| Përditesimi: 25 Maj 2021, 16:13

  • Share

Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazet do të nisin vitin e ri shkollor më 13 shtator.

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Arsimit, që publikoi sot strukturën e vitit shkollor 2021-2022 për sistemin arsimor parauniversitar, ku bëhet me dije po ashtu se viti i ri shkollor do të përfundojë më 8 qershor 2022.

Ndërkohë, provimet kombëtare për arsimin bazë do të zhvillohen në periudhën 9-30 qershor.

Për gjimnazet, provimet e maturës do të zhvillohen në periudhën 2-30 qershor. Edhe në arsimin profesional, shkolla fillon po më 13 shtator.

Ky vit shkollorë ishte i pazakontë, për shkak të pandemisë së COVID, ku mësimi u zhvillua kryesisht online, ndërsa nuk dihet ende se si do të vijojë procesi i mësimdhënies për sezonin e ri shkollor.

Vendimi i publikuar nga Ministria e Arsimit

Komento

Komente

  • Iris: 25/05/2021 23:35

    Duhet thene qe numri ka ndryshuar me kalimin e viteve.Ne kohen e gjyshes time ishte 5-vjecare,ne kohen e nenes time ishte 7-vjecare,me vone 8-vjecarja,tani 9-vjecarja.Jam dakord qe shkolla te filloje ne 1 shtator,por me nje ndryshim : fillimi i shkolles te behet ne baza gjeo-klimatike;te paret duhet t'a fillojne zonat ku bora dhe akulli fillon me heret dhe dimri eshte me i ashper,pastaj gradualisht te fillohet deri sa te fundit t'a fillojne zonat e nxehta.Keshtu nxenesit nuk humbin dite as nga moti i keq,as nuk detyrohen te rrine ne klasa ne zhegun e vapes.Sa per provimet,te gjithe ne nje kohe,si zakonisht.

    Përgjigju
  • ushi: 25/05/2021 18:31

    Po pse i kthyet shkollat ne 9 vjeçare?!!... Ishte shume me e rregullt ajo qe ishte, 8 vjeçare. 4 vjetet e para, fillorja. E 4 vjetet e dyta, 8 vjeçarja e me pas edhe 4 vjet gjimnaz. 4 + 4 + 4 = 12. Numri i shenjte! Dhe s'duhet kurre te filloje viti shkollor me date 13 (numer ters). Fillojeni me 1 Shtator. Dita e pare e muajit, dita e pare e shkolles dhe dite e merkure, dita e trete e javes. S'ka me bukur. bejini punet mbare e si duhet or derdimene...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?