Sociale

Prindërit fitojnë! Ministria e Arsimit tërhiqet nga presioni: Nga e hëna fillon mësimi pa turne dhe me orë normale mësimore 45 minutëshe

1 Tetor 2021, 19:20| Përditesimi: 1 Tetor 2021, 20:10

  • Share

Pas peticionit të nënshkruar nga prindër dhe fëmijë prej 3 ditësh, duke filluar nga dita e hënë e javës së ardhshme, në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një videomesazhi ku i është drejtuar nxënësve, mësuesve dhe prindërve.

Gjatë fjalës së saj ajo tregoi se deri më tani janë vaksinuar mbi 88% të mësuesve, ndërkohë që procesi po vijon. Kushi tha se pavarësisht kthimit me kohëzgjatje normale në banka, masat anti-COVID duhet të zbatohen normalisht.

Për shkak të pandemisë së COVID-19, ministria kishte njoftuar fillimisht se orët mësimore do të jenë 30 minutëshe, për këtë arsye prindërit nisën një peticion.

Çfarë është ky peticion?

Prej tre ditësh prindërit e nxënësve të shkollës “Emin Duraku” po nënshkruajnë një peticion, nga ku i kanë kërkuar Ministrisë së Arsimit kthimin e orëve mësimore 45 minuta, ashtu siç kanë qenë më parë. Kjo për shkak se orët e reduktuara sipas prindërve kanë ndikuar negativisht në formimin e nxënësve. Duket se Ministria e Arsimit i ka dëgjuar thirrjet e tyre pasi në përputhje edhe me protokollin e COVID-19 kanë vendosur rikthimin e tyre!

Fjala e plotë e Evis Kushit: 
Nisur nga shqetësimet tuaja të drejta, por sidomos nga përgjegjësia jonë për të garantuar cilësinë në sistemin arsimor, gjatë gjithë kësaj periudhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me MSHMS, Komitetin e Ekspertëve dhe Institutin e Shëndetit Publik për të rivlerësuar edhe njëherë së bashku të gjitha protokollet anti-COVID që zbatohen aktualisht në shkolla, e në mënyrë të veçantë me ruajtjen e distancës mes nxënësve, çka na ka detyruar që të aplikojmë mësimin me turne në disa shkolla të qyteteve më të mëdha të vendit”, tha Ministrja Kushi në video-mesazh, ndërsa shpreh mirënjohjen ndaj ekspertëve.U jam mirënjohëse ekspertëve, të cilët duke marrë parasysh ecurinë mjaft të mirë të vaksinimit të mësuesve, tashmë mbi 88% të vaksinuar, na dhanë mundësinë që të rikthejmë mësimin normal në të gjitha shkollat tona duke filluar që nga dita e hënë e javës së ardhshme, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore”. Duke falënderuar veçanërisht prindërit dhe mësuesit për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe për çdo shqetësim të ngritur në lidhje me cilësinë e zhvillimit të procesit mësimor, Ministrja Kushi nënvizon edhe përgjegjësinë e përbashkët për të zbatuar masat e nevojshme që mbrojnë shëndetin e të gjithëve.Përgjegjësia jonë e përbashkët është edhe më e madhe për të zbatuar masat e nevojshme që mbrojnë shëndetin e të gjithëve: vazhdimi i procesit të vaksinimit; mbajtja e maskave; dezinfektimi i mjediseve; ruajtja e higjienës - në mënyrë që mos të jemi të detyruar t’i rikthehemi më skenarit të mësimit me turne. Faleminderit të gjithëve dhe suksese!

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jani: 02/10/2021 12:00

    Prinderit fituan. Po kush humbi? Dhe, medemek peticioni i ca prinderve te Emin Duraku...ne shuajtet me gjithe keto prralla me qeros. Genje si ne derr perdite.

    Përgjigju
  • Qeveri e paafte: 02/10/2021 08:17

    Ministre e paafte ... Eksperimente me prinder e femije. Por te pakten po tregojne qe jane frikacake.

    Përgjigju
  • Ttii: 01/10/2021 18:23

    Perfshiju ne politike se ndryshe ka shume gjasa qe te qeverisesh nga inferiore-eshte nji thenie e moçme. Dolën ca biba që kërkuan orë të plota dhe mesim pa turne. Mirë tha qeveria, se kështu kursen ca nga paret e orëve jashtë orarit të mesuesve. Po ktyre bibave i është mbushur mendja se kanë fituar…mendojne që klasat me 40 nxënës janë më mire sesa ato me 20 nxënës…hajde debila hajde.

    Përgjigju
    • Till kaqoli: 02/10/2021 08:14

      E vertet qe klasa me 20 vet me e mir se klasa me 40 vet.ama sent me mir klasa me 40 vet me 45 min mesim se sa sa 25 min mesim ku as pyet dot per mendimin qe te shpjegojn e as Ben dot ndonje ushtrim we tet hyj ne men mesimi.e aq me mir do bejn tani nga 5 ose 6 lend me dit e jo nga 2 .ndoshta ske femi o tilo to e flet kshu sipas sufllaqe qe te kan dhen

    • D.3: 02/10/2021 07:34

      Tito a di gjo ti zotnie sa lek meren or suplementare e?? 3400 lek të reja në muj. Shku robo mos fol nê ajer. Mos mro kaq shum qeverin se jeni bo lecka pastrrimi

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?