Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusia ka humbur rreth 55% të forcës fillestare në Donbas

22 Qershor 2022, 08:47| Përditesimi: 22 Qershor 2022, 08:53

  • Share

1655818550_luftarusiukraine12cnnnewslajmebota1068x7201770x433.jpg

Forcat pro-ruse të Republikës së vetëshpallur të Donetskut kanë humbur "rreth 55% të stafit të tyre". Këtë e ka bërë të ditur inteligjenca britanike në raportin e saj të përditshëm për ecurinë e konfliktit. 

“Granatimet e rënda vazhdojnë ndërsa Rusia shtyn të mbështjellë zonën e Sievierodonetsk nëpërmjet Izium në veri dhe Popasna në jug. Rusia ka shumë të ngjarë të përgatitet të përpiqet të vendosë një numër të madh njësish rezervë në Donbas”, thuhet në përditësimin e ministisë britanike të Mbrojtjes.

“Autoritetet ruse nuk e kanë publikuar numrin e përgjithshëm të viktimave ushtarake në Ukrainë që nga 25 marsi. Megjithatë, Republika Popullore e vetëshpallur e Donetskut (DPR) publikon shifrat e viktimave për forcat e DPR. Që nga 16 qershori, DPR pranoi 2128 personel ushtarak të vrarë në aksion dhe 8,897 të plagosur, që nga fillimi i vitit 2022”, thuhet me tej në deklaratë.

“Shkalla e viktimave të DPR është e barabartë me rreth 55% të forcës së saj origjinale, gjë që nxjerr në pah dëmtimin e jashtëzakonshëm që po vuajnë forcat ruse dhe pro-ruse në Donbas”, shtoi ministria.

Ka shumë të ngjarë që forcat e DPR të jenë të pajisura me armë dhe pajisje të vjetruara. Nga të dyja anët, aftësia për të gjeneruar dhe vendosur njësi rezervë në front ka të ngjarë të bëhet gjithnjë e më kritike për rezultatin e luftës.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Finlanda: Gati për të luftuar nëse Rusia na sulmon! Presidenti kinez: Zgjerimit i Aleancave Ushtarake është një kërcënim! Luhanskut nën sulme të vazhdueshme


E.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?