Ministri Zhiti u dhuron libra të burgosurve

23 Prill 2013, 20:50| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Në kuadër të Ditës Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhuroi një fond të konsiderueshëm nga botimet e financuara prej saj, disa prej bibliotekave në vend.

MTKRS, në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, organizuan dje në librarinë “Friends book House” një veprimtari mbi librin dhe rolin e tij në shoqërinë e sotme, ku ministri Visar Zhiti tha se libri është kujtesë e botës, grumbullim përvoje e botës, vegim dhe ëndërr, shpirt i grumbulluar i botës, thënë shkurt, libri është vazhdim i njeriut.

"Është libri që na mbledh, pikëtakim ky i kohëve dhe brezave, i të shkuarës me të ardhmen, libri në vetvete ka vetëm të tashme, çastin e leximit, të shndërruar në përjetësi, teksa tani na jep mundësinë të kremtojmë e të shkëmbejmë mendime, pikëpamje e emocione”, tha Zhiti. Bibliotekat ku u dhuruan libra janë, ajo e Qytetit Studenti, Fakultetit të Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës, bibliotekat publike Lushnje, Shkodër, Durrës, Korçë, Berat, Elbasan, Fier, ajo e Muzeut Historik Kombëtar, e ambasadave dhe burgjeve, Zhiti tha se “libri duhet të jetë më i rëndësishëm se kyçet”. Ndërmjet të tjerave, përveç aspektit festiv, gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me rritjen e vëmendjes për lexim dhe për probleme të piraterisë në botimet shqiptare.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?