Vizita në SHBA, Xhafaj: Mbështetje për Byronë e Hetimit dhe SPAK-un

25 Mars 2018, 16:49| Përditesimi: 25 Mars 2018, 18:09

  • Share

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka shkruar në Twitter pasi përfundoi vizitën e tij zyrtare në SHBA. Xhafaj ka shprehur mirënjohje për partnerët amerikanë si dhe mbështetjen nga ana e tyre.  

Ministri është shprehur entuziast për vlerësimet pozitive nga ana e SHBA-ve. Xhafaj thekson se SHBA do mbështesë Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe kjo mbështetje sipas tij do jetë garanci për suksesin e ardhshëm të dy strukturave Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme. 

Me ekipin e MB dhe PSH përfunduam vizitën zyrtare në SHBA. Në 3 ditë, axhendë e ngjeshur takimesh në Kongres, DASH, Departamentin e Drejtësisë, FBI, DEA etj. Bisedime pune rezultative. Faleminderit të gjithëve për mikpritjen e veçantë që na rezervuan!
Të inkurajuar nga vlerësimet tejet pozitive për çfarë jemi duke bërë, bashkëpunimin e ofruar dhe besimin e dhënë për të vazhduar së bashku në këtë rrugë. Mirënjohje miqve e partnerëve tanë amerikane për mbështetjen e veçantë! Të motivuar për të ecur përpara, për të ndëshkuar me Forcën e Ligjit krimin e organizuar e korrupsionin, si dhe sekuestrimin e pasurive të tyre të paligjshme! Hap pas hapi për rezultate konkrete. Në zbatim të ligjit, në shërbim të qytetarëve!  Sot akoma më shumë, të motivuar për të ecur në rrugën e nisur. Shpifjet dhe balta që hidhet, tani nuk mundet ta ndalin projektin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Mbështetja e partnerëve në këtë projekt, është garanci edhe për suksesin e BKH e SPAK në të ardhmen e afërt.

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • SHBA PA KOMUNISTA: 26/03/2018 03:36

    PSE America e mirepret FATMIR XHAFEN KUR EDHE ILEGALET e AMERIKES e dine qe VELLAI i TIJ GONIA DHE TAHIRAMA JANE AKTORET E DROGES DHE KORRUPSIONIT NE SHQIPERI .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?