Kronikë

Ministri rus i Mbrojtjes, i shqetësuar nga zbarkimi amerikan në Shqipëri: Po monitorojmë

1 Maj 2021, 19:07| Përditesimi: 1 Maj 2021, 19:09

  • Share

1619888955_1920pxSergeyShoyguInnovationDay2013part1.width800iUYUijP.jpg

Ditën e sotme në Portin e Durrësit zbarkuan një numër shumë i madh forcash dhe pajisjesh ushtarake amerikane për stërvitjen 'Defender Europe 2021'.

Por kjo nuk shikohet me sy të mirë nga Rusia.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shojgu, i cituar nga RIA Novosti, mësohet se është shprehur se Rusia po monitoron nga afër dërgimin dhe hapjen e forcave të NATO-s në Evropë gjatë stërvitjes “Defender Europe".

 “Po vëzhgojmë dërgimin e brigadës së 53-të të këmbësorisë të divizionit të 29-të të Gardës Kombëtare të SHBA, e cila mbërriti në portin shqiptar të Durrësit. Së bashku me ta 750 njësi të pajisjeve ushtarake”, tha ai para disa ditësh.


Lajmi kryesor:

'Defender 21', AP publikon foto nga mbërritja e ushtrisë amerikane në Portin e Durrësit: Zbarkimi më i madh që prej Luftës së Dytë Botërore


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?