Ministri Klosi lançon programin
e gjelbërimit të shkollave

7 Dhjetor 2017, 16:53| Përditesimi:

  • Share
Nga Poshnja, në Urën Vajgurore Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi startoi programin e gjelbērimit dhe edukimit mjedisor të fēmijëve në mbarë Shqipërinë.

I pranishëm në inaugurimin e shkollës së re të Poshnjes, së bashku edhe me kryetaren e Bashkisë së Urës Vajgurore, ministri Klosi theksoi: "Ne sot erdhëm së bashku me kryetaren e bashkisë për të lançuar aksionin tonë të madh për të mbjellë në çdo shkollë, “Një pemë për çdo fëmijë” për të krijuar kurorat e gjelbërta të shkollave dhe për të siguruar që nxënësit do të rriten me dëshirën dhe dashurinë për natyrën dhe për pemët”, tha ministri Klosi i cili mbolli së bashku me nxënës e mësues të shkollës së re, fidanët e parë të kurorës së gjelbërt për shkollën e Poshnjes.

Klosi garantoi se programi do të vijë në çdo shkollë të vendit dhe në fund do të përmbyllet me një konkurs për kurorën e gjelbërt më të bukur : "Në të gjithë Shqipërinë do të bëjmë të njëjtën gjë që shkollat të realizojnë kurorat e tyre të gjelbërta për të mbrojtur mjedisin, për të mbrojtur natyrën.

Po ashtu ne do të lançojmë së bashku me Ministrinë e Arsimit një konkurs kombëtar për shkollën që do të ketë kurorën më të bukur për të pasur mundësi që kjo të shndërrohet në një garë të bukur dhe të gjelbër ndërmjet fëmijëve”.

Ministri Klosi inspektoi ambjentet e reja të shkollës nje financim i qeverise prej 54 milionë lekësh gjatë një ceremonie festive të përgatitur nga nxënës e mësues, duke uruar të gjithë stafin pedagogjik dhe nxënësit për një proces të mbarë mësimor në ambjentet e reja.

Fjala e plotë e ministrit Klosi
Jemi sot në inaugurimin e shkollës së Poshnjes po e bashkojmë sot me një festë të organizuar me mjeshtëri nga nxënësit e shkollës dhe nga mësuesit e qarku i Beratit. Kjo shkollë është një simbol i reformës që ne kemi ndërmarrë në fushën e arsimit.

Ne sot erdhëm së bashku me kryetaren e bashkisë për të lançuar aksionin tonë të madh për të mbjellë në çdo shkollë, “Një pemë për çdo fëmijë” për të krijuar kurorat e gjelbërta të shkollave dhe për të siguruar që nxënësit do të rriten me dëshirën dhe dashurinë për natyrën dhe për pemët.

Sot ky është një aktivitet që shkon në kuadër festave të fundvitit por njëkohësisht në të gjithë Shqipërinë do të bëjmë të njëjtën gjë që shkollat të realizojnë kurorat e tyre të gjelbërta për të mbrojtur mjedisin, për të mbrojtur natyrën.

Po ashtu ne do të lançojmë së bashku me Ministrinë e Arsimit një konkurs kombëtar për shkollën që do të ketë kurorën më të bukur për ta pasur mundësi që kjo të shndërrohet në një garë të bukur dhe të gjelbër ndërmjet fëmijëve.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?